Ra nga hapësira e ashensorit, detaje të reja nga vdekja tragjike e 77-vjeçarit në Bresje

Kronikë

Ra nga hapësira e ashensorit, detaje të reja nga vdekja tragjike e 77-vjeçarit në Bresje

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një 77-vjeçar dyshohet se ra nga një lartësi prej tre metrash në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër, në Bresje.

Kështu u bë e ditur nga informacionet shtesë të Policisë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, rastin tragjik e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat