Një person është ankuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë hajnat meqë rast kanë vjedhur gjësende me vlerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, hajnat kanë arritur të marrin pushkë gjuetie me leje, stoli ari dhe para të gatshme nga viktima, transmeton KosovaPress.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:48 në Banullë të Lipjanit teksa rasti është nën hetime.
'Fsh. Banullë, Lipjan 23.10.2025-15:48. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast i kanë vjedhur; një pushkë gjuetie me leje, stoli ari dhe para të gatshme. Rasti nën hetime", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.