Parandalohet kontrabanda me kafshë, u importuan ilegalisht nga Serbia

Kronikë

Parandalohet kontrabanda me kafshë, u importuan ilegalisht nga Serbia

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 19:22
Policia

Njësia e Task Forcës Rajonale Lindje, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje, ka parandaluar një tentativë për kontrabandë me kafshë të gjalla.

Sipas burimeve të medias gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia ka identifikuar një automjet të tipit Mercedes, i cili drejtohej nga një 36 vjeçar me nënshtetësi kosovare.

Dyshohet se kafshët ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë, përmes rrugëve ilegale. Automjeti i dyshuar është ndaluar në magjistralen Gjilan–Ferizaj.

Të njëjtat burime pohojnë se njësitë policore kanë gjetur 10 krerë lopë, me një vlerë të përafërt prej 20,000 euro.

Media ka kontakuar autoritetet dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat