Sulm ndaj personit zyrtar në Vushtrri, i dyshuari riarrestohet

Kronikë

Sulm ndaj personit zyrtar në Vushtrri, i dyshuari riarrestohet

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shkak të kanosjes ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një vizite për mbikëqyrje të masës së arrestit shtëpiak që ai po e zbatojë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, gjatë qëndrimit në stacionin policor, është arratisur, por është arrestuar përsëri.

"Gjatë përpjekjes për arratisje, duke dalë nga tualeti, i dyshuari ka shtyrë një zyrtar policor dhe ka tentuar të largohet, duke shkaktuar që zyrtari policor të pranojë tretman mjekësor.

Gjithashtu, i dyshuari është lënduar gjatë tentimit për t’u arratisur dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat