Arrestohet në Vushtrri një mjek i dyshuar për ryshfet

Kronikë

Arrestohet në Vushtrri një mjek i dyshuar për ryshfet

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 13:48

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e  Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V.

Ai u arrestua me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se i njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.

Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat