Mosmarrëveshja në trafik përfundon me kanosje me armë – arrestohet një person

Kronikë

Mosmarrëveshja në trafik përfundon me kanosje me armë – arrestohet një person

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar pasditen e së mërkurës në Pejë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, kishte kanosur me armë zjarri një tjetër.

Policia ka bërë të ditur se njësitet kompetente gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë jofunksionale pa municion.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet se ka kanosur me armë viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën. Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë jofunksionale pa municion. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat