Një shtetas serb është arrestuar dje në Prishtinë rreth orës 16:00.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti kishte urdhër arrest aktiv, transmeton KosovaPress.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR"Prishtinë / 30.10.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas serb pasi që i njëjti kishte urdhër arrest. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.