Vetura përplaset me trenin, Policia: Një i lënduar

Kronikë

Vetura përplaset me trenin, Policia: Një i lënduar

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime në një aksident trafiku te “Përroi i njelmët” në Prishtinë.

Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Kryeqytet, ka konfirmuar për KosovaPress, se në aksident ishin të përfshira një tren dhe një veturë.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime te “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Me rastin po merret Trafiku Rajonal i Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat