Vrasja në Fushticë të Drenasit, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Vrasja në Fushticë të Drenasit, arrestohet i dyshuari

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për vrasjen që ka ndodhur në Fusticë të Drenasit.

I njëjti me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh, është konfiskuar edhe një pistoletë. një gëzhojë dhe një fishekë.

VRASJE

Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat