Arrestohet 52-vjeçari në Prishtinë, dyshohet disa raste të vjedhjeve të rënda

Kronikë

Arrestohet 52-vjeçari në Prishtinë, dyshohet disa raste të vjedhjeve të rënda

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

 B.C (52-vjeçar) është arrestuar pasi dyshohet për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Policia njofton se Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur të arrestojë të dyshuarin për së paku 8 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”. 

“Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: B.C, mashkull, 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

 Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat