I sulmoi me thikë, lëndohen rëndë dy persona në Suharekë

Kronikë e zezë

I sulmoi me thikë, lëndohen rëndë dy persona në Suharekë

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë lënduar rëndë nga një sulm me thikë në Suharekë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se u dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Brigada 123, Suharekë / 03.11.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë dy meshkuj kosovarë.

Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat