Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari, para të gatshme dhe orë të dorës

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari, para të gatshme dhe orë të dorës

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prizren.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat kanë njoftuar se në banesën e tyre janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe orë të dorës.

"Rr. William Woker, Prizren / 31.10.2025 – 23:50. Më 03.11.2025 është raportuar se në banesën e viktimës femër dhe mashkull kosovarë, ka ndodhur një vjedhje e stolive të arit, parave të gatshme dhe orëve të dorës.

Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat