Dy persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në “Aktash” të Prishtinës

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në “Aktash” të Prishtinës

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 15:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Të lënduarit, si pasojë e plagëve të marra janë dërguar për tretman mjekësor.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

Ndërkaq, njoftoi se me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat