E raportuar si e zhdukur, 15 vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një të rritur në Prizren

Kronikë e zezë

E raportuar si e zhdukur, 15 vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një të rritur në Prizren

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

“Rr. Jonit, Prizren  04.11.2025 – 20:00. 

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka bashkëjetuar me viktimën e mitur të moshës 15 vjeçare e cila dy ditë më parë nga familja e saj është raportuar si person i zhdukur.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat