24-orëshi shënon mbi 2 mijë gjoba trafiku

Kronikë e zezë

24-orëshi shënon mbi 2 mijë gjoba trafiku

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 09:38
Policia

24-orëshi i së mërkurës ka shënuar rreth 2 mijë e 433 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur:

51 aksidente, prej të cilave 17 me të lënduar e 34 me dëme materiale.

Sakaq Policia njofton se janë arrestuar po ashtu 29 persona, 11 janë dërguar në mbajtje, dhe tre në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat