Arrestohet gjakovari pasi në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Kronikë e zezë

Arrestohet gjakovari pasi në gjendje të dehur ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 10:19
Policia

Një grua ka raportuar se ka patur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj në Gjakovë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i njëjti dyshohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit.

I dyshuari është arrestuar.

Si dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat