Aksident fatal në Prizren, goditet këmbësori nga një polic jashtë detyrës

Kronikë e zezë

Aksident fatal në Prizren, goditet këmbësori nga një polic jashtë detyrës

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 19:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 18:12, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. 

Ai ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse dhe eprorët policorë. Viktima është një mashkull i moshuar, i cili deri tani është ende i paidentifikuar.

Sipas Bytyqit, i dyshuari për aksidentin është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë detyrës dhe duke udhëtuar me veturë private. Ai aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit.

"Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë. Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore", tha zëdhënësi Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat