Kontrabandonte mallra nga Serbia, policia ndalon një person në Ranillug

Kronikë e zezë

Kontrabandonte mallra nga Serbia, policia ndalon një person në Ranillug

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 22:32
Vetura Volvo me targa vendore dyshohej se transportonte mallra të ardhura nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Njësitet policore sot kanë realizuar një aksion kundër kontrabandës në fshatin Ranillug të Gjilanit, ku është ndaluar një automjet i ngarkuar me mallra të dyshuara si të kontrabanduara.

Vetura Volvo me targa vendore dyshohej se transportonte mallra të ardhura nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Automjeti drejtohej nga një serb nga fshati Gushtericë i Graçanicës.

Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur pako me ëmbëlsira, të importuara nga Serbia pa dokumentacion përcjellës.

Burimet sqarojnë se vlera e mallrave të kontrabanduara kap shumën mbi 2,000 euro, pa përfshirë shmangiet tatimore dhe taksat doganore.

Rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat