​Nga shërbimi në pranga, çfarë ndodhi me policin e përfshirë në aksidentin fatal?

Kronikë e zezë

​Nga shërbimi në pranga, çfarë ndodhi me policin e përfshirë në aksidentin fatal?

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 08:17
Pamje nga aksidenti

Një zyrtar policor është arrestuar të enjten mbrëma në Prizren, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale.

Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), rasti është raportuar rreth orës 18:00 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren. Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës se në aksident ishte përfshirë një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare.

Nga të dhënat fillestare dyshohet se zyrtari policor, duke drejtuar veturën e tij private, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke goditur një këmbësor. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, hetuesit e IPK-së dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Pas veprimeve fillestare hetimore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Rrezikim i trafikut publik”, ndërsa zyrtari policor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat