I rrahu prindërit dhe i largoi nga shtëpia, kapet i dyshuari në Drenas

Kronikë e zezë

I rrahu prindërit dhe i largoi nga shtëpia, kapet i dyshuari në Drenas

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka  larguar nga shtëpia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat