Të premten në Pejë dy persona janë arrestuar pasi në gjendje të dehur nuk kanë respektuar urdhrat e policëve.
Ata më pas janë liruar dhe pasi të këndellen do të paraqiten në stacion për t’u intervistuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në mënyrë që me vonë pas këndelljes të paraqiten në stacion për intervistim”.