Kapen armë e municione, dy të ndaluar në Vushtrri

Kronikë e zezë

Kapen armë e municione, dy të ndaluar në Vushtrri

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Policia në Vushtrri, bazuar në informatat e pranuara për të shtëna me armë zjarri, ka arritur që në fshatin Shallcë të lokalizojë dhe ndalojë për kontroll veturën me targa vendore ku gjendeshin dy të dyshuar.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion një armë e gjatë pushkë automatike, dy pistoleta dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm, raporton KosovaPress.

Dy personat e dyshuar, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. 

Ndaj tyre është iniciuar raste për veprën penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve' dhe " Përdorim i armës".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat