Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 09:20 dhe u iniciua si “Hetim mbi vdekjen”.
“Prishtinë 08.11.2025-09:20. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.