Arrestohet i dyshuari për ngacmim të një vajze

Kronikë

Arrestohet i dyshuari për ngacmim të një vajze

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Prishtinë- Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ngacmim të një vajze.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti është raportuar nga babai i viktimës dhe u iniciua si “Ngacmim”.

“Prishtinë  02-07.11.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se në mënyrë të përsëritur po e ngacmon vajzën e tij viktimën femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat