Novobërdë- Një person është arrestuar në Novobërdë nën dyshimin për tentim vrasje ndaj viktimës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:35, ku dyshohet se i pandehuri pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës, e më pas e ka goditur me kondak të armës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës mashkull kosovar e me pas e ka goditur me kondak të armës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma është gjetur në veturën e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.