Theret me thikë një person në Drenas

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Drenas

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë në fshatin Korroticë të Poshtme të Drenasit.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia përmes raportit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat