Nuk iu bind dhe kanosi policët, arrestohet i mituri në Istog

Kronikë e zezë

Nuk iu bind dhe kanosi policët, arrestohet i mituri në Istog

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 08:48

Një i mitur është arrestuar nga Policia, në rrugën “20 Qershori” në Istog, pasi nuk i është ndalur për kontroll zyrtarëve policorë.

Pas ndalimit, i njëjti ka ofenduar dhe kanosur policët, thuhet në raportin 24-orësh.

Gjatë arrestimit, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Nëna e të miturit gjithashtu ka penguar punën e policisë gjatë aksionit.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat