Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Prishtinë pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje paraprake.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:28 teksa si pasojë e përleshjes të dy personat kanë pësuar lëndime.
Të dyshuarit kanë pranuar tretmanin mjekësor, kurse me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
"Rr. “Haxhi Zeka”, Prishtinë 10.11.2025 – 07:28. Janë arrestuar dy të dyshuar shtetas të Turqisë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe për pasojë të dy kanë pësuar lëndime. Të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.