Arrestohet një i mitur në Fushë-Kosovë, dyshohet se vodhi motoçikleta

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Fushë-Kosovë, dyshohet se vodhi motoçikleta

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar  në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se vodhi dy motoçikleta.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:05.

Sipas policisë, njësitet kanë dalë në terren pas informacionit se një person i mitur ishte duke drejtuar një motoçikletë të dyshuar për vjedhje.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur edhe një motoçikletë tjetër, skuter me targa vendore, për të cilën po ashtu dyshohet se është e vjedhur.

Të dyja motoçikletat janë sekuestruar dhe janë dërguar në stacion policor, pasi deri tani nuk është paraqitur ndonjë ankues për to.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe dy thika.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur i cili pas intervistimit në prezencë zyrtarit të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat