Rrahja me sëpatë në Istog, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Kronikë e zezë

Rrahja me sëpatë në Istog, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 09:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka arritur ta kapë njërin prej të dyshuarve për rrahjen e cila ndodhi dje në Istog rreth orës 16:00.

Derisa edhe një prej të dyshuarve të përfshirë në rast i njohur për policinë, vazhdon të jetë në arrati.

Njëra nga personat e përfshirë në rrahje, kishte pësuar lëndime trupore nga sëpata dhe i njëjti ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Rreth ‘hallakamës’ në qytetin e Istog, organet e rendit kanë dhënë detaje përmes komunikatës.

“Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta. Si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali. Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat