48 aksidente trafiku dhe 22 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

48 aksidente trafiku dhe 22 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia ka publikuar statistikat e përgjithshme ditore lidhur me incidentet dhe veprimet operative të realizuara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit  janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit të trafikut janë shqiptuar gjithsej 2205 tiketa. Gjithashtu, janë arrestuar 22 persona, 10 persona janë dërguar në mbajtje, dhe 3 persona janë futur në vuajtje të dënimit.

Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes dhe respektim të rregullave me qëllim rritjen e sigurisë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat