Arrestohen tre persona në Deçan, policia iu gjen armë, thika, shufër metalike e sprej

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Deçan, policia iu gjen armë, thika, shufër metalike e sprej

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi gjatë kontrollit në trup dhe në veturë u janë gjetur armë e narkotikë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rrustem Bruqi” në Deçan, të enjten në ora 12:05.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në trup dhe veturën me të cilën kanë qenë duke udhëtuar u janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, pesë fishekë, dy thika, një shufër metali, një sprej, një grinder paisje për bluarjen e narkotikëve, tri qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë pesha e të cilave nuk është matur, një palë dorëza dhe një emblemë metali”, thuhet në raportin policor.

Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat