Vdekje e dyshimtë në Gjilan, rasti po hetohet nga policia

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, rasti po hetohet nga policia

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Policia ka marrë një raport për një vdekje të dyshimtë në qytetin e Gjilanit të enjten. Viktima, një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij.

Në njoftim theksohet se njësitet policore, së bashku me ekipin mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

"Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa provat materiale të rëndësishme për hetimin janë konfiskuar", thekson policia.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat