Arrestohen katër persona, iu gjenden armë e narkotikë

Kronikë

Arrestohen katër persona, iu gjenden armë e narkotikë

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre prej tyre shtetas të Kosovës dhe një shtetas të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë posedim të paautorizuar të narkotikëve, hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike, mashtrim si dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në një banesë, hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale, përfshirë dy armë të tipit pistoletë me gjithsej 28 fishekë, disa llaptopë, 41.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe dy telefona celularë.

“Rr. Ali Vitija, Prishtinë /13.11.2025-20:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre shtetas kosovarë ndërsa i dyshuari tjetër shtetas i Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të lartcekura.

Gjatë kontrollit në një banesë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale : dy armë/pistoleta me 28 copë fishekë, disa llaptopë, 41.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy telefona celularë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të organeve kompetente dhe, me vendim të prokurorit të rastit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat