Shtatë të lënduar në aksidentin në Zajm të Klinës

Kronikë e zezë

Shtatë të lënduar në aksidentin në Zajm të Klinës

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Shtatë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.Njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të përcaktuar shkaktarin e aksidentit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat