Kërkohet paraburgim për D.B.,i dyshuar për tentim vrasje të djalit të tij

Kronikë

Kërkohet paraburgim për D.B.,i dyshuar për tentim vrasje të djalit të tij

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Prokuroria në Mitrovicë ka kërkuar paraburgim për një person me inicialet D.B., i dyshuar se muaj më parë tentoi ta vriste të birin dhe posedonte armë pa autorizim.

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë e Mitrovicës ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin me iniciale D.B., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari D.B., muaj më parë dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.

I njëjti është arrestuar ditën e djeshme, datë 14 nëntor, dhe nga arrestimi me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat