Vidhen ari e bizhuteri në një shtëpi në Prizren

Kronikë e zezë

Vidhen ari e bizhuteri në një shtëpi në Prizren

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur ari e bizhuteri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në Prizren dhe u iniciua si “Vjedhje e rëndë”.

“Prizren 15.11.2025-NN. Dyshohet se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankueses f/k me ç’rast kanë vjedhur sasi të konsiderueshme të arit dhe bizhuterive.

Rasti nën hetime”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat