Gjendet një mjet i pashpërthyer në fshatin Papaz të Suharekës

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në fshatin Papaz të Suharekës

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një mjet i pashpërthyer është gjetur pasditën e së premtes, në fshatin Papaz të Suharekës.

Nga policia bëjnë me dije se mjeti i dyshimtë është asgjësuar në mënyrë të sigurt.

Policia në terren u asistua nga njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Papaz, Suharekë 14.11.2025 – 15:30. Lidhur me rastin, njësitet për deminim të FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë asgjësuar mjetit e dyshuar në mënyrë të sigurtë”, njofton PK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat