Kjo është gjendja e personit të plagosur në Sharban të Prishtinës

Kronikë

Kjo është gjendja e personit të plagosur në Sharban të Prishtinës

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Një person ka marrë plagë nga armë zjarri sot në Sharban të Prishtinës, raporton KosovaPress.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Naser Syla, drejtor i Emergjencës pranë QKUK-së, ka thënë për KosovaPress, se gjendja e pacientit është jashtë rrezikut për jetë dhe se ai po vazhdon të merr trajtimin mjekësor në Klinikën e Ortopedisë.

Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur identitetin personave të përfshirë në këtë incident dhe as motivet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat