Ia goditi këmbën me veturë policit gjatë shqiptimit të një tikete, arrestohet gjakovari

Kronikë

Ia goditi këmbën me veturë policit gjatë shqiptimit të një tikete, arrestohet gjakovari

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor me veturë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari ishte revoltuar pasi kishte marrë një tiketë për parkim të parregullt.

Në shenjë pakënaqësie, ai dyshohet se e ka drejtuar veturën në drejtim të policit, duke e goditur në këmbë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat