Gjakovë: Dëboi vajzën e mitur nga shtëpia, arrestohet babai

Kronikë

Gjakovë: Dëboi vajzën e mitur nga shtëpia, arrestohet babai

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një burrë në Gjakovë është arrestuar të dielën pasditen.

Pasi që, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij të mitur dhe e ka dëbuar atë nga shtëpia.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është penduar për sjelljet e tij, duke kërkuar që vajza të kthehet në shtëpi.

“Viktima është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat