Arrestohet një person për kanosje në pjesën veriore të Mitrovicës

Kronikë

Arrestohet një person për kanosje në pjesën veriore të Mitrovicës

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të hënën në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se ka kanosur një qytetar.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka raportuar se është kanosur derisa po qëndronte në veturën e tij. Më tej thuhet se për motive ende të paqarta, i dyshuari dyshohet se ka ushtruar kanosje ndaj tij.

“Rr. Xhon Kenedi, Mitrovicë Veri 17.11.2025 - 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se për motive të panjohura ka kanosur ankuesin mashkull kosovar, i cili ishte duke qëndruar në veturën e tij. Në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur diçka të dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më tej thuhet se me urdhër të prokurorit, njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asnjë provë apo send i dyshuar. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti po procedohet në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat