​Predhë anti-tank dhe uniforma ushtarake serbe gjenden në veri

Kronikë

​Predhë anti-tank dhe uniforma ushtarake serbe gjenden në veri

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Njësitë policore kanë zbuluar një predhë anti-tank dhe disa uniforma ushtarake të ushtrisë serbe në një shtëpi të pabanuar në Jarinje të Poshtme.

Sipas policisë, dera e objektit ishte e thyer dhe pas hyrjes në ndërtesë, zyrtarët kanë gjetur një predhë anti-tank të kalibrit 37 mm, modeli M38, si dhe disa artikuj të veshjeve ushtarake me simbole të ushtrisë serbe, përfshirë një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne dhe një palë pantallona.

“Fsh. Jarinje e Poshtme 18.11.2025 – 19:30. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin prokurori kompetent është informuar dhe ka bërë cilësimin e rastit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar origjinën dhe qëllimin e armës dhe uniformave të gjetura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat