Digjet deponia e një biznesi në Ferizaj, Policia jep detaje

Kronikë

Digjet deponia e një biznesi në Ferizaj, Policia jep detaje

Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 16:35
Digjet deponia e një biznesi në Ferizaj

Një deponi e një biznesi në Ferizaj është përfshirë nga flakë të mëdha, raporton KosovaPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit, për ta vënë zjarrin nën kontroll.

“Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt dhe komunave përreth kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe po vazhdojnë punën intensive për shuarjen e tij, të ndihmuara edhe nga disa kompani private me autobetonierë. Në vendin e ngjarjes, njësitë policore po vazhdojnë angazhimin e tyre për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e perimetrit”, ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, në terren gjenden edhe ekipet e KEDS-it, eksperti i zjarreve, si dhe zyrtarë nga Komuna e Ferizajt dhe Shërbimet Publike, të cilët po koordinojnë veprimet me të gjitha institucionet përgjegjëse.

Veseli ka bërë të ditur se hetimet mbi shkaqet e zjarrit janë duke u zhvilluar, të autorizuara nga prokurori i shteti.

“Rruga magjistrale Ferizaj -Kaçanik është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve”, ka thënë ai.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për objektin e kompanisë “Elita”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat