Suharekë: Policia arreston të dënuarin 47-vjeçar - e dërgon për vuajtje dënimi në Hajvali

Kronikë

Suharekë: Policia arreston të dënuarin 47-vjeçar - e dërgon për vuajtje dënimi në Hajvali

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Suharekë ka ekzekutuar një urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, duke arrestuar të dënuarin S.S., 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc.

Urdhri parashihte lokalizimin dhe dërgimin e tij në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me burg.

Sipas njoftimit, S.S. është shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Zbatimi i urdhrit u realizua nga patrulla e Stacionit Policor në Suharekë“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat