Një i arrestuar për tentim vrasje e dhunë në familje në Kllokot

Kronikë

Një i arrestuar për tentim vrasje e dhunë në familje në Kllokot

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje verbale e kishte goditur viktimën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën në Kllokot dhe u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Vrasje në tentativë”.

“Kllokot / 22.11.2025 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje verbale e kishte goditë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat