Aksident mes dy veturave në Klinë, katër të lënduar

Kronikë

Aksident mes dy veturave në Klinë, katër të lënduar

Më: 24 nëntor 2025 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar.

Kjo si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i zyrës rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në mes të dy veturave.

 “Njësitet kompetente janë në vendngjarje për të kuptuar se si ka ardhur deri tek aksidenti”, u shpreh Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat