​Kontrolle intensive për goditjen e paligjshmërive, arrestohet një person i armatosur në Shkodër

Kronikë

​Kontrolle intensive për goditjen e paligjshmërive, arrestohet një person i armatosur në Shkodër

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Blic”.

Gjatë operacionit, në lagjen “Liria” në Shkodër, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me drejtues M. K. dhe një pasagjer 16-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik, 16-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, raporton KosovaPress.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K. u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. K. (40), banues në Barbullush, për veprën penale mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Policia ka nisur procedimin penal për 16-vjeçarin për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat