​Kamioni përplaset me dy vetura në Llaushë të Skenderajt

Kronikë

​Kamioni përplaset me dy vetura në Llaushë të Skenderajt

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor sot në Llaushë të Skenderajt, raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar për KosovaPress se në këtë aksident ishin të përfshira një kamion dhe dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat