56-vjeçari dyshohet se kreu vetëvrasje me granatë dore në Zubin Potok

Kronikë

56-vjeçari dyshohet se kreu vetëvrasje me granatë dore në Zubin Potok

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Një person me inicialet M.P., 56-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate dore.

Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:45 në fshatin Popovicë të Zubin Potokut.

“Është një person i vdekur. Deri te vdekja, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë, ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës e që dyshohet për vetëvrasje”, tha Fejza.

Ai tha se rasti konsiderohet hetim mbi vdekjen dhe se me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat